Shoqata për zhvillimin e bujqësisë dhe mbrojtjen e mjedisit përmes hulumtimit, edukimit dhe mirëmbajtjes së biodiversitetit “ZHIVOT” nga Kumanova, me 21 Shtator 2019 organizoi panairin “SOFRA ORGANIKE”, për të prezantuar produktet organike dhe prodhuesit organik nga Maqedonia, i cili u mbajt për herë të dytë.

Rreth 100 ekspozues-prodhues morrën pjesë në këtë aktivitet të produkteve organike dhe tradicionale, ku edhe Elektro Sharri morri pjesë duke prezantuar NATURPUR, plehun organik si përmirësues të vetive të tokës.

NATURPUR ka një gamë të gjerë aplikimesh në kopshtari, pemëtari dhe vreshtari dhe i njëjti si produkt është i miratuar nga MBPEU në përputhje me Ligjin për nënprodukte me origjinë shtazore.

Përveç përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve të ndryshme bujqësore, pjesëmarrës ishin edhe Trajan Dimkovski, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Sibil Suter Tehada, Ambasadore e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Dusanka Divjak Tomic, Ambasadore e Serbisë në Republikën e Maqedonisë dhe Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës.

Add your comment