Nëpërmjet aplikimit konstant të ideve rinovuese si dhe duke u ballafaquar me problemin e mbeturinave, që nga viti 2006 filluam të mendojmë për një zgjidhje rreth kësaj problematike. Duke shkëmbyer ide dhe përvoja me partnerin gjerman, vendosëm që të investojmë në një central biogazi.

Më 13 Gusht të vitit 2013 u vendos gurthemeli i centralit të parë në Maqedoni me biogaz Elektro Sharri për prodhim të rrymës elektrike nga mbeturinat. Kapaciteti i objektit për prodhimin e biogazit dhe të energjisë elektrike është 1 megavat në orë dhe prodhon 8.760.000 kilovat/orë në vit, të cilën më 27 Shkurt të vitit 2015 filloi të distribuojë edhe në rrjet.

Për prodhimin e rrymës elektrike, si lëndë e parë përdoren mbeturinat nga ferma Vezë Sharri dhe mbetjet tjera bujqësore. Me Elektro Sharrin mbetjet nuk trajtohen si mbeturina, por si burim i rinovueshëm i energjisë prej të cilave pas përpunimit merret METANI, i cili digjet për të prodhuar rrymën elektrike dhe nxehtësi. Më pas përpunohet përsëri për të fituar plehun organik NATURPUR në sasi prej 8.000 ton në vit. Plehu organik, si produkt është i aprovuar dhe i regjistruar në instuticonet përkatëse dhe posedon leje për eksport në vendet e bashkimit evropian duke plotësuar standardet më të larta internacionale të kualitetit dhe sigurisë shëndetsore dhe ekologjike.

NATURPUR është përmirësues organik i vetive të tokës me vlera të larta agronomike i përfituar nga teknologjia e përpunimit te plehut nëpërmjet metodës së biofermentimit natyral të kontrolluar me shkallë të lartë humifikimi. I vetmi pleh organik që u siguron kulturave bujqësore elementet kryesore të prodhimtarisë në formë organike. Këto karakteristika bëjnë përmirësimin maksimal të lëndëve ushqyese, plotësimin e nevojave më të rëndësishme për ushqim të bimëve e si rrjedhojë marrjen e rendimenteve të larta agronomike.Temperaturat e larta që arrihen gjatë procesit të biofermentimit japin garancinë maksimale higjeno-sanitare duke bërë pasterizimin total të këtij produkti.

Përmbajtja me lëndë organike, azot, fosfor, kalium, kalcium, magnez dhe mikroelemente, i jep NATURPUR vetitë ushqyese universale të pa zëvendësueshme, të cilat ndikojnë në aftësitë për të përmirësuar cilësitë fiziko-kimike dhe biologjike të tokës.

Fushat e përdorimit: si plehërim bazë në të gjithë llojet e tokave dhe për të gjitha llojet e kulturave prashitëse, në fushë dhe ambiente të mbrojtura, në frutikulturë, vreshtari, florikulturë e tjera, si dhe për ato kultura që kanë jetë vegjetative dhe prodhuese mbi 3-4 muaj.

Mënyra dhe sasia e përdorimit të Naturpur

Për fekondimin ameliorativ:

  • nëse përdoret si pleh parësor për të rritur masën organike të tokës, sasia e Naturpur që duhet të përdoret sillet prej 1500 kg deri në 2000 kg për deka
  • nëse përdoret si ushqim plotësues: sasia e Naturpur që duhet të përdoret sillet prej 400 kg deri në 600 kg për dekar (për fushë, kopshtari, kullosa etj).

Në vreshtari dhe pemishte:

  • nëse përdoret si pleh parësor para vjeljes së pemishtes ose vreshtit, sasia e Naturpur që duhet të përdoret sillet nga 1500 kg deri në 3000 kg për deka
  • nëse përdoret veçmas për secilën pemë, atëherë sasia që duhet të përdoret është 15-20 kg për pemë.

 

NATURPUR është i aprovuar nga MBPEU.

Përmban nus produkte me origjinë shtazore të kategorisë së II-të në përputhje me Ligjin për nus produkte me origjinë shtazore.

©VezëSharri 2000-2020. All rights reserved.