Procesi i punës në kompaninë Vezë Sharri fillon me pranimin e zogjve të pulës në moshën 1 ditore. Në këtë fazë të rëndësishme, kujdes i veçantë i kushtohet zgjedhjes së rracave nga furnitorë të njohur dhe të afirmuar që kanë treguar vazhdimisht qëndrueshmëri, cilësi dhe siguri të produktit përfundimtar.Zogjtë e sapoardhur, vendosen në stallat përkatëse ku qëndrojnë përafërsisht 120-130 duke iu nenshtruar kudesit sanitar dhe veterinar. Zogjve u sigurohet një mjedis dhe kushte të përshtatëshme në përputhje me parametrat e nevojshëm teknikë, teknologjinë dhe rekomandimet e siguruara.Pas kalimit të zogjve në stallat e prodhimit fillon dhe procesi i prodhimit të vezëve. Ndërtimi i stallave është bërë në përshtatje me standardet europiane si dhe shpërndarja e pulave në kafaze. Edhe këtu, nëpërmjet instruksioneve dhe kualifikimeve përkatëse, realizohet kontrolli intensiv periodik i kushteve higjieno-sanitare dhe stabilizimi i ventilimit, ndriçimit, lagështisë dhe temperaturës së ajrit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.

 

 

Ferma Vezë Sharri ka në dispozicion: 2 hapësira për rritjen e zogjve njëditorë me kapacitet të përgjithshëm prej 60.000 zogj dhe 4 hapësira me një kapacitet të përgjithshëm prej 120.000 pula. Si rrjedhojë e punës dhe rrethanave që u krijuan me nevojën kur pulat e para duhej të zëvendësoheshin me pula të reja, lindi ideja që të prodhohen produkte nga mishi i pulës. Kompania Lecker filloi të ndërtohet në vitin 2005 për prodhimin e produkteve të mishit, mishit të bluar dhe përgatitjeve të mishit, kurse me punë filloi në fund të vitit 2006. Objekti është ndërtuar sipas të gjitha standardeve europiane të ISO 22000:2005 dhe standardeve të HACCP për prodhimin e produkteve të mishit me kapacitet prodhues prej 5 ton në ditë.

 

 

 

Në procesin e prodhimit shfrytëzohen produkte të prodhuesve dhe furnizuesve të verifikuar të lëndëve të para, të aditivëve, të erëzave dhe të materialeve për paketim. Për të garantuar sigurinë e produkteve, sistemi i menaxhimit të cilësisë në Vezë Sharri dhe Lecker është i çertifikuar sipas standardit ISO 22000:2005 duke implementuar edhe sistemin HACCP dhe HALLAL me vlerësim të vazhdueshëm të efekasitetit të tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

©VezëSharri 2000-2020. All rights reserved.