Cart 0 items - $0.00 0

Internship

      Asnjëherë nuk është herët të filloni të mendoni për karrierën tuaj
NE JEMI GJITHMONË NË KËRKIM TË GJENERATËS TJETËR QË MUND TË UDHËHEQË BIZNESIN TONË PËRPARA, SOT DHE NESËR

 

Në VEZË SHARRI u ofrojmë studentëve mundësinë që të bëjnë kontaktin e parë me botën e punës.

Një nga mënyrat më të mira për të njohur biznesin tonë – dhe të vendosni nëse dëshironi të ndërtoni një karrierë afatgjatë me ne – është të bëheni pjesë e jona përmes praktikës. Puna praktike me ne nuk nënkupton thjesht vetëm kryerjen e disa prej detyrave të një administratori. Ne do t’ju besojmë që të udhëheqni vetë detyrat dhe obligimet e juaja dhe t’ju japim përgjegjësi për ta bërë këtë, duke ju dhënë përvojë domethënëse biznesi në botën reale që nga dita e parë.

Përvoja jonë e internshipit është përvojë e paçmuar pune dhe mundësi e rritjes personale – shans për të provuar aftësitë tuaja dhe për të eksploruar një sërë rrugësh të mundshme të karrierës në të ardhmen.

Gjatë punës praktike, ju do të vazhdoni studimet tuaja dhe do të fitoni përvojë pune për t’ju ndihmuar të filloni karrierën tuaj pas diplomimit. Kurioziteti dhe dëshira për të mësuar do t’ju ndihmojnë të shfrytëzoni dhe përfitoni sa më shumë nga koha e kaluar me ne.

Nëse doni të bëni një ndikim të vërtetë, kjo është përvoja për ju!

Kushtet

  • Të jeni të regjistruar në Universitet ose Shkollë, me mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje praktike dhe
  • Të jeni dinamikë, lojtar ekipor dhe me dëshirë për të fituar përvojë të re.