Misioni
Asortimenti i produkteve të zgjedhura me kujdes, me theks në recetën gjermane dhe prodhimet tradicionale vendase, na siguron qëndrueshmëri në treg dhe vazhdimësinë e cilësisë. Ne dëshirojmë t’i ofrojmë çdo blerësi produkt me cilësi të lartë, për të kënaqur edhe shijen më të përzgjedhur, synojmë të zgjerojmë gamën e produkteve.
Cilësi të përhershme dhe të garantuar të produkteve, duke ia përshtatur paletën e prodhimit, tendencave dhe nevojave të konsumatorëve me asortiman të gjerë të prodhimeve me çmime konkuruese.
.
Vizioni
Qëllimi kryesor i Vezë Sharrit është të jetë konsistent në prodhimin e përhershëm të produkteve me cilësi të lartë dhe të ruajë traditën e gjatë.
Ne dëshirojmë të jemi një sinonim i stabilitetit, cilësisë dhe profesionalizmit në të gjitha segmentet e punës sonë:
- me klientët – produktet tona të jenë zgjidhja më e shpeshtë për ta
- me punonjësit – të jesh punëdhënësi më i dëshiruar
- me subjektet e tjera të biznesit – partner i besuar dhe kompani me përgjegjësi.
Synimi jonë është të arrijmë pozicionin e liderit në treg dhe të bëhemi sinonim i cilësisë në të gjitha segmentet e punës sonë.