Nëpërmjet aplikimit konstant të ideve rinovuese si dhe duke u ballafaquar me problemin e mbeturinave, që nga viti 2006 filluam të mendojmë për një zgjidhje rreth kësaj problematike. Duke shkëmbyer ide dhe përvoja me partnerin gjerman, vendosëm që të investojmë në një central biogazi.

Më 13 Gusht të vitit 2013 u vendos gurthemeli i centralit të parë në Maqedoni me biogaz Elektro Sharri për prodhim të rrymës elektrike nga mbeturinat. Kapaciteti i objektit për prodhimin e biogazit dhe të energjisë elektrike është 1 megavat në orë dhe prodhon 8.760.000 kilovat/orë në vit.

Për prodhimin e rrymës elektrike, si lëndë e parë përdoren mbeturinat nga ferma Vezë Sharri dhe mbetjet tjera bujqësore. Me Elektro Sharrin mbetjet nuk trajtohen si mbeturina, por si burim i rinovueshëm i energjisë prej të cilave pas përpunimit merret METANI, i cili digjet për të prodhuar rrymën elektrike dhe nxehtësi. Më pas përpunohet përsëri për të fituar pleh organik në sasi prej 8.000 ton në vit. Plehu organik, si produkt është i aprovuar dhe i regjistruar në instuticonet përkatëse dhe posedon leje për eksport në vendet e bashkimit evropian duke plotësuar standardet më të larta internacionale të kualitetit dhe sigurisë shëndetsore dhe ekologjike.

NATURPUR është përmirësues organik i vetive të tokës i cili gjen aplikim në bujqësi, drithëra (grurë, elb, tërshërë, triticale), misër, soja, luledielli, kulturat foragjere dhe prodhim të duhanit, kopshtari, rritjen e luleve dhe bimë zbukuruese (lule shtëpie dhe sezonale dhe dendrologji), pemishte dhe vreshtari.

NATURPUR është i pasur me shumë makro dhe mikro elemente si azot, fosfor, kalium, magnez, kalcium, si dhe materie organike të nevojshme për rritjen e bimëve dhe intensitetin e fotosintezës, si dhe cilësinë dhe sasinë e kulturave bujqësore që varen drejtpërdrejt nga këto elemente. Për shkak të vetive të tij unike, stabilitetit dhe rezistencës ndaj temperaturës dhe ndikimet atmosferike, higroskopinë, përbërjen kimike, jo-toksicitetin, është i padëmshëm dhe ka aplikim të gjerë. Ky përmirësues i vetive të tokës ka efekt të shpejtë dhe të zgjatur, i cili si formë është menduar për të gjithа fenofazat e rritjes dhe zhvillimit të të gjitha kulturave bujqësore.

 

 

 

 

Mënyra dhe sasia e përdorimit të Naturpur 

  1. Për fekondimin ameliorativ:
  • nëse përdoret si pleh parësor për të rritur masën organike të tokës, sasia e Naturpur që duhet të përdoret sillet prej 1500 kg deri në 2000 kg për deka
  • nëse përdoret si ushqim plotësues: sasia e Naturpur që duhet të përdoret sillet prej 400 kg deri në 600 kg për dekar (për fushë, kopshtari, kullosa etj).
  1. Në vreshtari dhe pemishte:
  • nëse përdoret si pleh parësor para vjeljes së pemishtes ose vreshtit, sasia e Naturpur që duhet të përdoret sillet nga 1500 kg deri në 3000 kg për deka
  • nëse përdoret veçmas për secilën pemë, atëherë sasia që duhet të përdoret është 15-20 kg për pemë.

Përmirësuesi organik i vetive të tokës me emrin NATURPUR është i aprovuar nga MBPEU.

Përmban nus produkte me origjinë shtazore të kategorisë II në përputhje me Ligjin për nus produkte me origjinë shtazore.