Procesi i punës në ndërmarrjen Vezë Sharri fillon me pranimin e zogjve në moshën 1 ditore. Në këtë fazë të rëndësishme, vëmendje e veçantë i kushtohet zgjedhjes së racave nga furnitorët e njohur dhe të afirmuar që kanë demonstruar në mënyrë të vazhdueshme qëndrueshmërinë, cilësinë dhe sigurinë e produktit përfundimtar. Zogjtë vendosen në një ambient dhe kushte të përshtatshme në përputhje me parametrat e nevojshëm teknik, teknologjinë dhe rekomandimet e dhëna në kujdesin sanitar dhe veterinar. Pasi zogjtë të transferohen në stallat e prodhimit, fillon procesi i prodhimit të vezëve. Ndërtimi i stallave është bërë në përputhje me standardet evropiane, si dhe shpërndarjen e zogjve në kafaze. Edhe këtu, përmes udhëzimeve dhe kualifikimeve përkatëse, është realizuar kontrolli intensiv periodik i kushteve higjeno-sanitare dhe stabilizimi i ventilimit, ndriçimit, lagështisë dhe temperaturës së ajrit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.

 

 

Ferma Vezë Shari ka në dispozicion: 2 hapësira për rritjen e zogjve njëditorë me kapacitet të përgjithshëm prej 60.000 zogj dhe 4 hapësira me një kapacitet të përgjithshëm prej 120.000 pula.

Si rrjedhojë e punës dhe rrethanave që u krijuan me nevojën kur pulat e para duhej të zëvendësoheshin me pula të reja, lindi ideja që të prodhohen produkte nga mishi i pulës. Kompania Lecker filloi të ndërtohet në vitin 2005 për prodhimin e produkteve të mishit, mishit të bluar dhe përgatitjeve të mishit, kurse me punë filloi në fund të vitit 2006. Objekti është ndërtuar sipas të gjitha standardeve europiane të ISO 22000:2005 dhe standardeve të HACCP për prodhimin e produkteve të mishit me kapacitet prodhues prej 5 ton në ditë.

 

 

Në procesin e prodhimit shfrytëzohen produkte të prodhuesve dhe furnizuesve të verifikuar të lëndëve të para, të aditivëve, të erëzave dhe të materialeve për paketim. Për të garantuar sigurinë e produkteve, sistemi i menaxhimit të cilësisë në Vezë Sharri dhe Lecker është i çertifikuar sipas standardit ISO 22000:2005 duke implementuar edhe sistemin HACCP dhe HALLAL me vlerësim të vazhdueshëm të efekasitetit të tyre.