Cart 0 items - $0.00 0

Produkte nga mishi i gjedhit

Produkte që gëzojnë reputacion ndërkombëtar për cilësi të lartë dhe shije të parezistueshme. Produkte që konsumohen nga target grupe të ndryshme, pasiqë konsiderohen si produkte shumë të shëndetshme. Të gjitha tiparet pozitive në një vend, i gjeni vetëm tek produktet LECKER.

I përkushtuar ndaj cilësisë dhe sigurisë ushqimore, LECKER vazhdimisht investon në teknologji dhe ide të reja, me qëllim zbatimin e normave dhe standardeve evropiane. Produktet tona janë të garantuara dhe inspektuara në nivelin më të lartë nga stafi profesional, të cilët ofrojnë mbikëqyrje të plotë dhe kujdes nga fillimi i prodhimit deri në vendosjen për konsum përmes pikave tona të shitjes dhe rrjetit të tregjeve në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

Lecker bashkëpunon gjithashtu me kompani prestigjioze ndërkombëtare, ndërsa gjatë importit, ndër të tjera, vëmendje të veçantë u jepet certifikatave adekuate sipas standardeve të BE-së.