Historia

Vezë Sharri një nga prodhuesit më të mëdhenj të vezës së freskët në Maqedoni ka fillesat e saj prej vitit 2000, në fshatin Trebosh të Tetovës, si një investim i përbashkët gjermano-maqedonas me një teknologji tërësisht gjermane. Pas kthimit në vendlindje, z.Arben Abdurahmani falë përvojës së fituar 11 vjeçare në Gjermani në kultivimin e zogjve njëditorë deri në pula të gatshme për të bërë vezë, krijoi një kompani familjare ku dashuria dhe pasioni për punën kanë qenë kyçe për suksesin gjatë viteve.

Më 05 Janar 2002 u sollën 30.000 zogjtë e parë dhe të shtyrë nga kërkesa në rritje e konsumatorëve deri në shtator të vitit 2003, kompania u zgjerua me kapacitetet e saja menaxhuese dhe prodhuese në 120.000 pula dhe prodhim mbi 30 milion vezë konsumi në vit. Për të siguruar ushqim të freskët me cilësi të lartë për zogjtë dhe pulat e fermës, në vitin 2008 në Novi Sad të Serbisë u themelua kompania Lecker NS, përmes cilës furnizohemi me ushqim për pulat e Veze Sharrit.

Sot, Vezë Sharri ka rrjetin e vet të shpërndarjes dhe eksporton vezë në vendet e rajonit, BE-së dhe NATO me kapacitet prej 120.000 pula dhe prodhim vjetor mbi 34.000.000 vezë konsumi duke përmbushur nevojat e tregut në vendin tonë. Ferma Vezë Sharri ka në dispozicion: 2 hapësira për rritjen e zogjve njëditorë me kapacitet të përgjithshëm prej 60.000 zogj dhe 4 hapësira me një kapacitet të përgjithshëm prej 120.000 pula.

Si rrjedhojë e punës dhe rrethanave që u krijuan me nevojën kur pulat e para duhej të zëvendësoheshin me pula të reja, lindi ideja që të prodhohen produkte nga mishi i pulës. Kompania Lecker filloi të ndërtohet në vitin 2005 për prodhimin e produkteve të mishit, mishit të bluar dhe përgatitjeve të mishit, kurse me punë filloi në fund të vitit 2006.

Objekti është ndërtuar sipas të gjitha standardeve europiane të ISO 22000:2005 dhe standardeve të HACCP për prodhimin e produkteve të mishit me kapacitet prodhues prej 5 ton në ditë.

Në procesin e prodhimit shfrytëzohen produkte të prodhuesve dhe furnizuesve të verifikuar të lëndëve të para, të aditivëve, të erëzave dhe të materialeve për paketim. Për të garantuar sigurinë e produkteve, sistemi i menaxhimit të cilësisë në Vezë Sharri dhe Lecker është i çertifikuar sipas standardit ISO 22000:2005 duke implementuar edhe sistemin HACCP dhe HALLAL me vlerësim të vazhdueshëm të efekasitetit të tyre.

Nëpërmjet aplikimit konstant të ideve rinovuese si dhe duke u ballafaquar me problemin e mbeturinave, që nga viti 2006 filluam të mendojmë për një zgjidhje rreth kësaj problematike. Duke shkëmbyer ide dhe përvoja me partnerin gjerman, vendosëm që të investojmë në një central biogazi.

Më 13 Gusht të vitit 2013 u vendos gurthemeli i centralit të parë në Maqedoni me biogaz Elektro Sharri për prodhim të rrymës elektrike nga mbeturinat. Kapaciteti i objektit për prodhimin e biogazit dhe të energjisë elektrike është 1 megavat në orë dhe prodhon 8.760.000 kilovat/orë në vit, të cilën më 27 Shkurt të vitit 2015 filloi të distribuojë edhe në rrjet.

Për prodhimin e rrymës elektrike, si lëndë e parë përdoren mbeturinat nga ferma Vezë Sharri dhe mbetjet tjera bujqësore. Me Elektro Sharrin mbetjet nuk trajtohen si mbeturina, por si burim i rinovueshëm i energjisë prej të cilave pas përpunimit merret METANI, i cili digjet për të prodhuar rrymën elektrike dhe nxehtësi. Më pas përpunohet përsëri për të fituar pleh organik në sasi prej 8.000 ton në vit. Plehu organik, si produkt është i aprovuar dhe i regjistruar në instuticonet përkatëse dhe posedon leje për eksport në vendet e bashkimit evropian duke plotësuar standardet më të larta internacionale të kualitetit dhe sigurisë shëndetsore dhe ekologjike.

Me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve ekzistuese dhe sigurimin e lëndës së parë për prodhim të mishit në Lecker dhe lëndës ushqyese për pulat në Vezë Sharri, me ç’rast kontribuohet edhe në zvogëlimin e importit dhe rritjen e eksportit në vendet e Ballkanit, në vitin 2016 filluam me ndërtimin e kompleksit bujqësor në fshatin Sllavej të Prilepit në një hapësirë prej 560 hektarëve, apo gjithsej 800 hektarë duke përfshirë edhe rajonin e Tetovës.

Ne vazhdojmë të investojmë në përmirësim e burimeve njerëzore, kapacitetet prodhuese, proceset teknologjike, zbatim të standardeve të larta, lëndëve bazë dhe rrjetin shpërndarës duke implementuar teknologji prodhuese të pranueshme nga aspekti ekologjik.

Historia

Filloi ndërtimi i asaj që sot është Vezë Sharri. Fillimisht u rrethua hapësira prej dy hektarësh dhe në hyrje të saj u vendos barriera dezinfektuese. Pas kësaj u ndërtua salla e rritjes së zogjve të cilët rriteshin në pula të gatshme për të bërë vezë.

Pastaj u ndërtua salla e pulave, salla e klasifikimit, magazina e paketimit, pjesa e makinerisë me agregat rryme dhe hapësirat e tjera  të zyrave.

Më 05 Janar 2002 u sollën 30.000 zogjtë e parë, ndërsa nga fundi i vitit, pulat tanimë të rritura i bënë dhe vezët e para.  

Në fund të këtij viti u prodhuan 4,3 milionë vezë konsumi.

Të shtyrë nga kërkesa në rritje e konsumatorëve deri në shtator të vitit 2003, kompania u zgjerua me kapacitetet e saja menaxhuese dhe prodhuese në 120.000 pula dhe prodhim mbi 30 milion vezë konsumi në vit.

Për prodhimin e ushqimit për zogjtë u ndërtuan edhe tre hambarë për misër, gjashtë hambarë komponentësh, mulliri me çekan dhe elevatorët për bartjen dhe për përzierjen e ushqimit.  

Si rrjedhojë e punës dhe rrethanave që u krijuan me nevojën kur pulat e para duhej të zëvendësoheshin me pula të reja, lindi ideja që të prodhohen produkte nga mishi i pulës.

Kompania Lecker filloi të ndërtohet në vitin 2005 për prodhimin e produkteve të mishit, mishit të bluar dhe përgatitjeve të mishit.

Objekti është ndërtuar sipas të gjitha standardeve europiane të ISO 22000:2005 dhe standardeve të HACCP për prodhimin e produkteve të mishit me kapacitet prodhues prej 5 ton në ditë.

Filloi me punë kompania Lecker. Në saje të procesit tërësisht të digjitalizuar dhe të automatizuar për krijimin e kushteve optimale të rritjes dhe të zhvillimit të zogjve në pula të gatshme për të bërë vezë, Vezë Sharri e rriti kapacitetin e vet në  120.000 pulastrenë dhe në 30 milionë vezë në vit.

Në procesin e prodhimit shfrytëzohen produkte të prodhuesve dhe furnizuesve të verifikuar të lëndëve të para, të aditivëve, të erëzave dhe të materialeve për paketim. Për të garantuar sigurinë e produkteve, sistemi i menaxhimit të cilësisë në Vezë Sharri dhe Lecker është i çertifikuar sipas standardit ISO 22000:2005 duke implementuar edhe sistemin HACCP dhe HALLAL me vlerësim të vazhdueshëm të efekasitetit të tyre.

Për të siguruar ushqim të freskët me cilësi të lartë për zogjtë dhe pulat e fermës, në vitin 2008 në Novi Sad të Serbisë u themelua kompania Lecker NS, përmes cilës furnizohemi me ushqim për pulat e Veze Sharrit.

U ndërtua salla e dytë e pulave të Vezë Sharrit.

Këtë vit ndodhi edhe zjarri i madh në të cilin u dogjën deri në themel salla e parë, bashkë me shpezët e fermës me 120 mijë pula, reparti i prodhimit, magazina me rreth 60 mijë vezë të përgatitura për transport, si dhe siloset me sasi të madhe ushqimi dhe drithi.   

Edhe pse humbja ishte tejet e madhe, Vezë Sharri ia doli ta konsolidojë kapacitetin e vet të mbetur, vazhdoi punën dhe arriti të zhvillohet me një vrull akoma më të madh dhe me një ritëm shumë më të shpejtë, duke u vënë sot, ngadalë por në mënyrë të sigurtë, në pozitën e liderit në treg.

Nëpërmjet aplikimit konstant të ideve rinovuese si dhe duke u ballafaquar me problemin e mbeturinave, që nga viti 2006 filluam të mendojmë për një zgjidhje rreth kësaj problematike. Duke shkëmbyer ide dhe përvoja me partnerin gjerman, vendosëm që të investojmë në një central biogazi.

Më 13 Gusht të vitit 2013 u vendos gurthemeli i centralit të parë në Maqedoni me biogaz Elektro Sharri për prodhim të rrymës elektrike nga mbeturinat. Kapaciteti i objektit për prodhimin e biogazit dhe të energjisë elektrike është 1 megavat në orë dhe prodhon 8.760.000 kilovat/orë në vit.

Për prodhimin e rrymës elektrike, si lëndë e parë përdoren mbeturinat nga ferma Vezë Sharri dhe mbetjet tjera bujqësore. Me Elektro Sharrin mbetjet nuk trajtohen si mbeturina, por si burim i rinovueshëm i energjisë prej të cilave pas përpunimit merret METANI, i cili digjet për të prodhuar rrymën elektrike dhe nxehtësi. Më pas përpunohet përsëri për të fituar pleh organik në sasi prej 8.000 ton në vit. Plehu organik, si produkt është i aprovuar dhe i regjistruar në instuticonet përkatëse dhe posedon leje për eksport në vendet e bashkimit evropian duke plotësuar standardet më të larta internacionale të kualitetit dhe sigurisë shëndetsore dhe ekologjike.

Me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve ekzistuese dhe sigurimin e lëndës së parë për prodhim të mishit në Lecker dhe lëndës ushqyese për pulat në Vezë Sharri, me ç’rast kontribuohet edhe në zvogëlimin e importit dhe rritjen e eksportit në vendet e Ballkanit, në vitin 2016 filluam me ndërtimin e kompleksit bujqësor në fshatin Sllavej të Prilepit në një hapësirë prej 560 hektarëve, apo gjithsej 800 hektarë duke përfshirë edhe rajonin e Tetovës.

©VezëSharri 2000-2020. All rights reserved.